Zëvendësoi naftën me ujë, arrestohet drejtuesi i autobotit

Drejtuesi i një autoboti që transportonte naftë bruto është ndaluar sot nga policia, pasi është kapur në flagrancë duke zëvendësuar naftën me ujë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se Maksim Hysi punonte si shofer pranë kompanisë Bankers në Fier dhe drejtonte autobotin me targë AA302DR, që transportonte naftë bruto në petroliferën e Vlorës.

Sipas policisë, Hysi e ka ndalur autobotin gjatë rrugës dhe ka shkarkuar një sasi nafte, për ta zëvendësuar më pas me ujë. Në këtë moment, shoferi është kapur në flagrancë përpara se të hidhte në depozitë naftën e përzierë me ujë. Ende nuk dihet nëse ky rast është i ripërsëritur, ndërsa po kryhen hetimet e mëtejshme.

SHKARKO APP