Zgjaten edhe 3 muaj hetimet ndaj “Escobarit të Ballkanit”

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur edhe me tre muaj të tjera hetimet për Klement Baliliin i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”. Zgjatja e hetimeve bëhet për shkak të hetimeve në shtetin grek për këtë çështje.

Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka nisur një letër-porosi autoriteteve greke në lidhje me Kelmend Balilin, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge dhe i shpallur në kërkim. Prokuroria kërkon të dhënat nga Greqia për mbylljen e procesit.

Pala greke ka sjellë materialet e para për Klement Balilin, ndërsa në Greqi po zhvillohet një gjyq me disa të pandehur të cilët dyshohet si bashkëpunëtorë të Balilit në rrjetin e trafikut të drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pala shqiptare ka kërkuar aktet e bashkëlidhura nga pala greke dhe pasi të ketë dosjen e plotë do të vendosë për ceshtjen “Balili”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?