Zgjedhje në kohë koronavirusi, sot në Universitete votohet për Rektor dhe Senat Akademik
Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje në kohë pandemie dhe sot më 30 korrik do të jenë Universitetet ato që do e mbajnë këtë proces.
Në Universitetin e Tiranës për Rektor kandidojnë Artan Hoxha i Juridikut,Kozeta Sevrani e Ekonomikut dhe Mimoza Hafizi kurse për Senat Akademik janë disa kandidatë të rinj studentë të fakulteteve përbërëse.
Debate të shumta ka pasur lidhur me faktin nëse a duheshin mbajtur zgjedhjet në kohë pandemie në Universitete, aq më tepër në verë kur studentët nuk janë të pranishëm në auditore por ministrja e Arsimit Besa Shahini tha se kjo ishte kërkesë e vetë rektorëve, 11 prej tyre teksa kundër ishte Mynyr Koni, rektori aktual i UT i cili nuk ka rikandiduar për pozicionin e tij.