Zgjedhje sërish për bashkinë e Rrogozhinës, kandidati i ”BF”: E drejta shkoi në vend. Do tentojnë sërish manipulimin

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi që në këtë bashki të përsëriten zgjedhjet. Hoxha tha se qytetarët e Rrogozhinës janë gati që të dalin sërish në zgjedhje, ndërsa u shpreh i bindur në fitore.

“Prisnim edhe më shumë, por e drejta shkoi në vend sepse ajo ishte diçka shumë e hapur dhe flagrante dhe kryetari i bashkisë nuk mund të vendosej nga një kuti e krijuar jashtë rregullave dhe pa vendim KQZ.

Kërkesa jonë ishte që të hiqej tabela me rezultatin e burgut dhe të shpallej rezultati me pjesën tjetër, por siç duket Kolegji e ka gjykuar kështu dhe u vendos që të përsëriten zgjedhjet duke e quajtur të pavlefshme kutinë e burgut dhe duke përsëritur zgjedhjet në gjithë bashkinë. Unë deri këtu kam ardhur me mbështetjen e qytetarëve dhe kanë qenë ata që më kanë mbështetur çdo ditë. Mendoj se ata janë gati të dalin edhe njëherë në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne problemin kryesor e kemi pasur me kutinë e burgut sepse është ngritur pa vendim KQZ dhe KZAZ. Është njëlloj sikur të mblidhen një grup njerëzish dhe të thonë hajde të ngremë një qendër votimi. Kjo ka qenë shkelje flagrante. Pastaj ka pasur edhe shkelje të tjera, nuk ka pasur rregulla fushate, janë ndarë lekë, janë shtruar rrugë”, tha Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?