Zgjedhje të parakohshme në Greqi, Tsipras jep dorëheqjen

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras dha sot dorëheqjen. Në një fjalim ai u shpreh se populli grek duhet të vendos dhe gjykojë politikanë për mënyrën sesi u menaxhua negocimi i borxhit.

Tsipras u ka komunikuar vendimin e tij edhe ministrave të kabinetit në një mbledhje urgjente të zhvilluar në orët e mesditës,ndërsa pritet që më pas të dorëzojë mandatin tek Presidenti Pavlopoulos.

Ky i fundit do të thërrasë këshillin e udhëheqësve politikë të partive parlamentare dhe pasi të ketë konstatuar se asnjë nga partitë e tjera nuk dëshiron të marrë mandatin qeverisës, do të shpallë urgjentisht zgjedhje të parakohshme.

Sipas kushtetutës, kësaj here zgjedhjet e parakohshme, për arsye se nuk kanë kaluar më shumë se 18 muaj nga data e zhvillimit të zgjedhjeve të mëparshme do të zhvillohen me listë të kandidatëve,të cilën do e përcaktojë çdo kryetar partie.

Në këtë mënyrë, Tsipras do të zgjëdhë kandidatët për deputetë të gjithë të majtët që duan ta mbështesin, duke krijuar një grup të fuqishëm parlamentar.

Vendimi për zgjedhje të parakohshme është marrë nga kryeministri pasi rebelët marksistë në gjirin e grupit parlamentar të Radikalëve të Majtë, nuk mbështesnin më reformat që kërkon të zbatojë qeveria pas miratimit të paketës së tretë të ndihmës prej 86 mld euro.

Nëse do të shpallen zgjedhjet e parakohshme dhe Tsipras do të japë dorëheqjen, presidenti Pavlopoulos do të emëroje edhe një qeveri të përkohshme, që sipas Kushtetutës do të ketë kryeminiser kreun e Gjykatës së Lartë, që në rastin konkret është zonja Vasiliki Thanou-Christofilou. Kështu, Greqia do të ketë për herë të parë në historinë e saj një grua në krye të qeverisë, edhe pse përkohësisht.

SHKARKO APP