Zgjedhjet, 143 mijë zgjedhës të rinj

Në zgjedhjet vendore të 21 qershorit do të kenë të drejtën e votës 143.043 zgjedhësit e rinj, që do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës.

Në këtë kuadër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është angazhuar përmes fushatave ndërgjegjësuese që të informojë të rinjtë mbi të drejtën e votimit.

“Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë” është programi i inicuar nga Këshilli i Europës dhe ambasada zvicerane, në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe KQZ-­në, i cili po zbatohet së fundi në shkollat e mesme të vendit.

Programi parashikon zhvillimin e orëve informuese të mësimit mbi demokracinë, sistemet zgjedhore dhe rëndësinë e votës. Në programet elektorale të partive zënë pak vend politikat për të rinjtë apo angazhimet të tjera që të përfshijnë interesat e pjesës më vitale të shoqërisë.

SHKARKO APP