Zgjedhjet 2017 – Publikohen listat paraprake të zgjedhësve sipas qendrave të votimit

Në shkollat e kreqytetit që përkojnë me qendrat e votimit janë shpallur listat paraprake të zgjedhësve.

Zyra e gjendjes civile në Ministrinë e Brendshme dhe pushteti vendor në bazë të kodit zgjedhor bëjnë publikimin e tyre në ambjente të dukshme për të orientuar me mire qyetarët për qendrën e votimit më afër vendbanimit të tyre.

Sipas Ministrisë së Brendshme, listat përfundimtare do të shpallen në 8 maj pasi të verifikohen dublime, apo problematikat në këto listat emerore të votuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kodit zgjedhor, zyra e gjendjes civile nxjerr në format elektronik ekstraktin me përbërësit zgjedhorë të të gjithë shtetasve me të drejtë vote në datën e zgjedhjeve, me përjashtim të shtetasve që kanë mbushur 100 vjeç deri në këtë datë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?