Zgjedhjet, ambasadori i OSBE-së: Problem avantazhi i kandidatëve që mbajnë poste drejtuese
Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran flet për raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Ai tha se problem mbetet avantazhi i kandidatëve për deputetë që mbajnë pozicione të ndryshme.
”Dua t’u them që me të vërtetë ky problem ekziston kudo ku një kandidat është në post dhe ka një avantazh me kandidatët e tjerë që vijnë. Shpresoj që me rekomandimet e ODIHR, disa masa do të merren, psh legjislacioni si duhet të kufizohet përdorimi i administratës publike nga ata kandidatë që janë në pozicione të ndryshme. Ka punë për të bërë, mua më duket që hapi i parë është bërë, krijimi i komisionit bipartizan për reformën zgjedhore dhe kanë kërkuar ndihmën tonë dhe sigurisht që do të ndihmojmë edhe për legjislacionin”, tha ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran.
Në lidhje me pretendimet e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, të cilat i quan farsë elektorale, ambasadori i OSBE-së tha se fajin që rekomandimet e OSBE/ODIIHR nuk zbatohen, është i spektrit politik shqiptar.
”Të mos shikojmë mbrapa por të shikojmë përpara. Të shpresojmë që ky komision që është krijuar do të funksionojë normalisht dhe ne jemi këtu për të ndihmuar dhe treguar shembullin e një vendi tjetër të suksesshëm. Të gjitha problemet me të cilat ju përballeni këtu, kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe në vende të tjera por ka edhe zgjidhje të këtyre problemeve”.
KOHA JONË SONDAZH

