Zgjedhjet brenda PD-së, deputeti Luan Baçi merr drejtimin e demokratëve në Fier

Luan Baçi është zgjedhur kryetar i degës së PD në qytetin e Fierit. Pas zgjedhjeve, me 466 votave të anëtarëve të PD, fitues ka rezultuar Luan Baçi, kundrejt 14 votave për Aurora Koroveshin.

Me urdhër të kryetarit Lulzim Basha, degët e PD po vijojnë me procesin e zgjedhjeve brenda në parti. Deri më tani janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar të degëve të PD në Dibër dhe në Sarandë.

Në Sarandë në garë ishin kandidatët Hariz Mema dhe Shpëtim Iljazi. Në procesin e votimit morën pjesë 203 nga 270 delegatë të thirrur në këtë proces. Në përfundim të numërimit të votave fitues ka rezultuar Hariz Mema me 177 vota duke u konfirmuar, ndërsa kandidati Shpëtim Iljazi ka marrë 11 vota dhe 15 vota rezultuan të pavlefshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrethin e Dibrës fitues doli Naim Gazidede, vëllai i ish-kreut të SHIK në 1997 Bashkim Gazidede. Në këto zgjedhje sipas parimit një anëtar një votë, morën pjesë rreth 320 votues, ku Naim Gazidede mori 221 vota dhe Ilir Hysa 90 vota, ndërsa 9 vota dolën të pavlefshme. (LEXO KËTU)

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Durrësin është zgjedhur Ferdinand Xhaferri, ish-ministër i Kulturës dhe ish-kandidat për Bashkinë e Durrësit në 2011 me 222 vota kundrejt 130 që mori kandidati tjetër Sokol Kapidani. (LEXO KËTU)

Ndërsa në Shkodër, zgjedhjet janë pritur me debate të ashpra, deri në grisje të fletëve të votimit. Shkak për debatet, e ashpra ka qënë mungesa e komisionerëve të dy kandidatëve në garë ditën e shtunë ku u mbajtën edhe zgjedhjet për grupseksione

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?