Zgjedhjet, Bushati: Shkodra e vështirë për PS, por asgjë nuk është e pamundur

Deputeti i PS, Ditmir Bushati i ftuar në studion e emisionit “Tempora” pranoi se fitorja e zgjedhjeve në Shkodër është e vështirë për PS. Ai tha se po punojnë intesivisht që të kenë rezultat më të mirë se ai i zgjedhjeve të kaluara.

Bushati: Bëjmë organizimin, aq më tepër që kemi në prag zgjedhjet.  Jemi përfshirë në një proces intenisv sa i përket kandidatëve për këshill bashkiak. Janë 5 bashki 3 drejtohen nga ne dhe 2 nga PD. Synojmë të kemi një rezultat më të mirë se ai para 4 viteve. Nuk është një territor i lehtë për PS sidomos bashkia Shkodër. Por nga ana tjetër asgjë nuk është e pamundur në politikë, aq më tepër që PD në Shkodër nuk ka qeverisur mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?