Zgjedhjet e 25 prillit, Kolegji Zgjedhor vendos sot për fletën e votimit

Sot në orën 16:00 Kolegji Zgjedhor vendos për fatin e fletës së votimit, për zgjedhjet e 25 prillit. PD-ja ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Sot në mëngjes, u hodh shorti në Kolegj dhe u përcaktua edhe trupa e gjyqtarëve.

Trupa do të përbëhet nga Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Media, Manjola Xhaxho dhe Alma Kolgjoka. PD-ja kërkon anulimin e fletës me numra dhe rikthimin e fletës me emra. Kujtojmë se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me fletën e votimit, në bazë të numrave dhe jo të emrave të kandidatëve për deputetë.

Vendimi pothuajse zhbën gjithë synimin e hapjes së listave të deputetëve. Shqiptarët duan të dinë se për cilin po votojnë dhe këtë duan ta shikojnë edhe në fletën e votimit. Kjo u tregua edhe nga sondazhi i hapur nga komisioneri Celibashi. Në shumicë dërmuese preferuan fletën e votimit me emrat e të gjithë kandidatëve. Por KAS vendosi të kundërtën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisioni i Ankesave pranoi ankimin e Partisë Socialiste dhe hoqi emrat e kandidatëve nga fleta e votimit duke vendosur që ata të identifikohen me numra. Vendimi i KAS u parapri nga debatet e përfaqësuesve politik të PS dhe PD-së. Ne KAS, Partinë Demokratike humbi edhe përballjen me Bindjen Demokratike për ngjashmërinë mes logove të dy partive. Demokratët i kanë shpresat tashmë në Kolegj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?