Zgjedhjet e 25 prillit, Soreca: Listat të jenë në standarte të larta
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca u ka bërë thirrje partive politike për të futur në lista kandidatë të pastër. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Soreca shkruan se drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standartet më të larta të Integrimit.
Mesazhi
Diskutime si e sotmja janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik. Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSHC-ve dhe të mos lejoj që iniciativa e sotme shumë e shëndetshme demokratike të mos merret vesh.
Drejtuesit e partive kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit.
#Shqipëriameriton ligjvënësit të cilët do të mbështesin # BEaxhenda e reformave për luftën kundër # korrupsionit dhe #krimit të organizuar .