Zgjedhjet e 6 marsit, opozita në avantazh në 2 prej 6 bashkive ku garohet

Partitë opozitare, në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kanë më shumë shanse të fitojnë në dy fushëbetejat e veriut, Shkodrën dhe Dibrën. Nëse marrin parasysh zgjedhjet e 25 prillit, PD-ja arriti të siguronte në territorin e Bashkisë Shkodër një avantazh prej mbi 14 mijë votash krahasuar me socialistët.

Diferenca mund të jetë e mjaftueshme për të evituar që bastioni i djathtë të kalojë majtas, në kushtet kur demokratët janë më të përçarë se kurrë dhe garojnë me dy kandidatë të ndryshëm.

Po ashu opozita duket e avantazhuar edhe në Bashkinë Dibër ku në prill 2021, PD e LSI së bashku kryesojnë me mbi 4600 vota përballë socialistëve. Mbi 2300 vota e LSI-së rrisin shanset e kandidatit të Komisionit të Rithemelimit. Konflikti mes demokratëve favorizon pretendentin e tretë në bashkitë e mbetura që shfaqet i relaksuar.

SHKARKO APP