Zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi: Janë regjistruar 11 parti politike
Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, deri më tani janë regjistruar 11 parti politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili ka renditur me anë të një postimi në Facebook, partitë e regjistruara deri më tani.
Postimi i Ilirjan Celibashit:
Në KQZ Shqiperi kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në #zgjedhje6bashki të datës #6mars2022, partitë politike në vijim:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)
Levizja Socialiste për Integrim (LSI)
Levizja e Re (LRE)
Fryma e Re Demokratike (FRD)
Partia Kristian Demokrate (PKDSH)
Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)
Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë (PRDSH)
Partia Bashkimi Demokrat (PBD)
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)
Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)
Nuk ka paraqitur në @KQZShqiperi kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar. Nuk ka patur kërkesë as në KZAZ-të e Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës nga asnjë Komitet Nismëtar.
KQZ Shqiperi ka 24 orë në dispozicion për të kthyer për plotësim dokumentacionin e atyre partive që kanë mangësi/problematika, për të vijuar më pas me miratimin e tyre në seancë publike. Kodi Zgjedhor parashikon se subjektet e regjistruara do të kenë një afat prej 24 orësh për të sjellë kërkesën për koalicione të mundshme zgjedhore.
KOHA JONË SONDAZH

