Zgjedhjet këtë të dielë, Meta: Fitorja e Bashkisë Shkodër do të jetë spektakolare

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, beson se fitorja e Bashkisë dhe e Këshillit Bashkiak të Shkodrës do të jetë një fitore spektakolare nga ana e koalicionit ”Bashkë Fitojmë”.

“Në 14 Maj, jam i sigurt se kryetari aktual dhe i ardhshëm i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia nuk do të jetë më i vetëm.

Do të ketë edhe shumicën dërrmuese të Këshillit Bashkiak për ta mbështetur në të gjitha projektet e tij për të ardhmen e Shkodrës dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Fitorja e Bashkisë dhe e Këshillit Bashkiak të Shkodrës do të jetë spektakolare. Bashkë Fitojmë!”

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?