Zgjedhjet/ KQZ apel qytetarëve: Kontrolloni emrin në listë brenda 21 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate për mediat bëri apel për të gjithë qytetarët e vendit që të kontrollojnë emrin e tyre në listën e zgjedhjeve, pasi sipas tij, data e fundit e korrigjimit të ndonjë  gabimi të mundshëm do të jetë 21 maj.

“KQZ është i vendosur të mos lejojë  shkeljet e procedurave ligjore. Nxisim të gjithë qytetarët që kanë të drejtën  e votës, përfshirë edhe ata që me 30 qershor mbushim  18 vjeç  të kontrollojnë listat në qendrat e votimit.  Pas datës 21 maj, që është  data e fundit, lista e zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet. Nxisim qytetarët që të kontrollojnë  emrin e tyre në listë. Shprehja e vullnetit përmes votës është një e drejtë themelore”, tha zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?