Zgjedhjet lokale, Balla prezanton kandidatin e PS për bashkinë Prrenjas

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partinë Socialiste, Taulant Balla ka prezantuar Nuri Belbën si kandidat të Partisë Socialiste në bashkinë e Prrenjasit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Nëprmjet një postimi në rrjetin social facebook, Balla e ka cilësuar kandidaturën e Belbës si më të mirë dhe më të ndershëm, që Partia Socialiste mund t’i ofrojë banorëve të kësaj zone. Sipas Ballës, Belba në 4 vitet e ardhshme, në krye të bashkisë së Prrenjasit, do të punojë shumë, jo vetëm për t’u shërbyer qytetarëve, por edhe për të ndrequr gabimet e 4 viteve të kaluara.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Më në fund, më 30 Qershor, pas 4 vitesh kemi mundësinë të ndryshojmë fytyrën e Bashkisë së Prrenjasit. Kemi shansin t’u ofrojmë qytetarëve të Prrenjasit shërbimin e duhur, korrektësinë dhe mbi të gjitha ndershmërinë.
Në një takim të ngushtë me drejtuesit e Partisë Socialiste Prrenjas ishim të gjithë në një mendje se kandidati ynë më i mirë është deputeti Nuri Belba – Faqja Zyrtare, i cili për 4 vitet e ardhshme, në krye të bashkisë së Prrenjasit, do të punojë shumë, jo vetëm për t’u shërbyer qytetarëve, por edhe për të ndrequr gabimet e 4 viteve të kaluara.
Nuri Belba është një kandidaturë shumë e mirë për Bashkinë e Prrenjasit. Kemi një shans të artë për të vendosur një njeri që gjithë jetën është karakterizuar nga ndershmëria.
Por tashmë është koha gjithashtu të kërkojmë ndjesë përpara qytetarëve për atë gabim trashanik që e lamë Bashkinë e Prrenjasit në duart e LSI. Një drejtuese bashkie që zhgënjeu besimin e banorëve, po të kemi parasysh numrin e madh të fondeve që ka marrë bashkia dhe cilësinë tmerrësisht të dobët të punëve.
Më 30 Qershor do të mbahen zgjedhjet vendore dhe ta harrojë Monika, Luli, Saliu që mund të pengojnë popullin e Prrenjasit të shkojnë të votojnë.
Është vepër penale, dënohet me 7 vjet burg kushdo që pengon zgjedhësit të votojnë, kushdo që dhunon qoftë edhe derën e qendrës së votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?