Zgjedhjet lokale këtë të dielë, Ilir Meta: Qindra të rinj po vijnë nga jashtë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se qindra të rinj janë duke ardhur nga jashtë vendit, nga vendet ku jetojnë e punojnë, për t’iu bashkuar shtabeve të opozitës në terren.
”Xhonatani, sapo erdhi nga Hollanda, vrapoi te Adan Kaba për të bërë fushatë për të, si këshilltar në Bashkinë e Tiranës dhe për të shpërndarë fletëpalosjet për Belind Këlliçin.
Sot në mesnatë, sapo të mbaroj debatin te “Opinion” me gazetarin e njohur Blendi Fevziu, edhe unë do u bashkohem atyre. Janë me qindra e mijëra të rinjtë tanë, që po vijnë nga jashtë, nga vendet ku studiojnë apo punojnë, që i bashkohen shtabeve tona në terren. Sepse Tirana do u përkasë të rinjve në 14 Maj”,-shkruan Meta.