Zgjedhjet lokale, Kryemadhi: LSI në pozicion opozitar

Motorët e fushatës për zgjedhjet lokale janë ndezur. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, tha se partia që drejton është e vendosur në pozicionin e saj opozitar.

“Nuk është vendim që më përket mua, u përket strukturave të partisë. Zgjedhjet lokale nuk kanë të bëjnë me programe politike po dhe individët. Individi do të jetë ai që do të garojë. Nuk garon Monika si kryetar e LSI, po individi për kryetar bashkie dhe individët në listat e këshillave bashkiak dhe në fund të ditës janë ata që përplasen për problemet. Përsa i përket bashkëpunimit elektoral, LSI është e vendosur në pozicionin e saj opozitar”, tha Kryemadhi.

E pyetur për marrëdhëniet me dy liderët kryesorë, Edi Rama dhe Lulzim Basha, tha se marrëdhëniet personale janë shumë të mira. Me zotin Basha ka marrëdhënie bashkëpunimi përsa i përket frontit opozitar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E kam thënë dhe e them gjithmonë marrëdhëniet e mia qoftë me zotin Basha, dhe me zotin Rama, personalisht janë shumë të mira. Me zotin Basha aktualisht jemi në marrëdhënie bashkëpunimi përsa i përket frontit opozitar. Përsa i përket boshtit politik, po ua them dhe njëherë, në 27 vite tranzicion nuk jemi mësuar të shohim partitë e opozitës të jenë të hapura për zgjidhje dhe alternativë, jemi mësuar të shikojmë ‘po’ ose ‘jo’, ka ‘edhe mundet”, vijoi zonja Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?