Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. BDI merr 13 komuna, por humb Tetovën e Gostivarin

Nga votimet që u mbajtën të dielën, ÇÇBashkimi Demokratik për Integrim” fitoi 13 komuna në Maqedoninë e Veriut, por humbi Tetovën dhe Gostivarin.

Kryetari Ali Ahmeti tha se BDI-ja është fituese në kampin politik shqiptar, ndërsa si fitore të rëndësishme e veçoi Komunën e Kërçovës. “Unë do të vazhdoj të festoj në Kërçovë bashkë me bashkëkombasit dhe me mërgatën që na ka nderuar dhe respektuar”.

Kryetarja e deritanishme e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, pranoi humbjen në këto zgjedhje lokale duke i uruar suksese kryetarit të ri të Tetovës.

Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari edhe katër vite do të jetë në krye të kësaj komune. Ai tha se në këto zgjedhje nuk ka shënuar fitore kundër kandidatit të BDI-së, por ndaj të gjithë qeverisë.

SHKARKO APP