Zgjedhjet lokale të 2023, Meta tregon objektivin e Partisë së Lirisë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se qëllimi kryesor i kësaj force është që të arrijë rezultat të jashtëzakonshëm në zgjedhjet lokale të 2023. Ai tha se deri në fund të muajit përmbyllet dhe procesi për konstituimin e forumeve të Partisë së Lirisë.
“Kemi këtë proces dhe njëkohësisht në fund të këtij muaji përmbyllim dhe konventën e Partisë së Lirisë që të konstituohen dhe forumet e zgjedhura dhe gjithë funksionet e tjera drejtuese në PL.
Kemi nisur procesin e përgatitjes për zgjedhjet vendore, ku prioritet të jashtëzakonshëm i japim rikthimit të opozitës në këshillat lokale, në parlamentet vendore ku sot nuk ekziston fare dhe kemi një qëllim që Partia e Lirisë të shënojë një rezultat të jashtëzakonshëm në këto zgjedhje, sidomos në këto këshilla, ashtu si do kontribuojmë për një fitore të opozitës në shkallë kombëtare sa i takon kryetarëve të bashkive”.