Zgjedhjet më 11 maj, Rama takim me strukturat e PS së njësisë 5

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë pasdite një takim me strukturat në njësinë 5 tek ”Art Turbina”, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Erion Braçe do jetë drejtues në Njësinë 5 të Tiranës.
Pas largimit nga Divjaka, Braçe do të jetë i deleguar në Njësinë 5, e cila do të jetë zona e tij e re e përgjegjësisë organizative dhe politike.
Ky ndryshim vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pritet që Braçe të luajë një rol kyç në mobilizimin e strukturave të PS-së në këtë njësi.
Pas takimit të prezantimit të Braçes, kryesocialisti Rama do të zhvillojë një tjetër takim me strukturat e PS-së së Tiranës, duke vijuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.