Zgjedhjet më 4 gusht, Fredi Beleri kërkesë Gykatës Administrative për pezullimin e dekretit të Presidentit Begaj

Fredi Beleri, i cili prej 5 korrikut është pa mandatin e kryetarit të zgjedhur në bashkinë e Himarës, i kërkon Gjykatës Administrative të Tiranës të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në këtë bashki.

Sipas kërkesës, Beleri kërkon nga gjykata “Marrjen e masës së sigurimit të padisë. Pezullimi i zbatimit të Dekretit nr.244, datë 05.07.2024 të Presidentit të Republikës deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Fredi Beleri prej 5 korrikut me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është pa mandatin e kryetarit të zgjedhur në bashkinë e Himarës.

Po më 5 korrik, pas vendimit të KQZ, Këshilli i ministrave shpalli vakancën për Bashkinë Himarë, dhe kërkoi nga Presidenti Begaj caktimin e datës së zgjedhjeve.

Pas marrjes së kërkesës, Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë.

SHKARKO APP