Zgjedhjet, Meta: Kandidatët e Berishës janë kandidatë të opozitës së bashkuar
Nga Korça kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se në koalicionin e opozitës do të garojnë kandidatët e dalë prej primareve.
Meta nuk bëri të ditur se me ç’logo do të garojnë këta kandidatë, por tha se ata gëzojnë mbështetjen e Partisë së Lirisë.
“Kandidatët e primareve janë kandidatë të opozitës së bashkuar dhe kandidatë të vërtetë. Prandaj dhe gëzojnë përkrahjen tonë dhe të të gjithë të tjerëve”, tha Meta.
Ai tha më tej se kur “aventurieri Edi Rama” mendoi se mund të luajë në këtë mënyrë me vulën e një partie, ftoi që të mendohet se çfarë bën me atë të hipotekave dhe se drejtësia nuk heton pasi mbas tyre fshihet Edi Rama.