Zgjedhjet në 2025, Korreshi: Minus i madh për opozitën nëse Berisha nuk do jetë në terren

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi flet për situatën me të cilën është duke u përballur Sali Berisha. Ai u shpreh në A2 se SPAK është me dy standarde, teksa përmend këtu edhe çështjet e Tahirit dhe të Ahmetajt.

“Ka dystandardizim, duke nisur që nga Saimir Tahiri e deri tek Ahmetaj. Për Ahmetajn ishin 1400 faqe, ndërsa për Berishën nuk erdhi asnjë dokument që të bënte lidhjen mes asaj që kërkonte prokuroria. Kam dëgjuar që akuzohet për një vendim të këshillit të ministrave. Sa i përket korrupsionit pasiv, nuk e di se çfarë lidhje i kanë bërë, por mendoj se është ndonjë gozhdë Nastradini”.

Korreshi u shpreh se Berisha i duhet opozitës në terren teksa po shkojnë drejt zgjedhjeve. “Për mua Berisha jeton për politikën. Unë e di se çfarë bën dhe sesi pritet. Fushatat bëhen nga liderët e partive dhe do të ishte një minus shumë i madh për opozitën nëse nuk do të jetë Berisha në terren”, tha Korreshi.

SHKARKO APP