Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 09:02 Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar Franca është përfshirë nga një valë protestash, me përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar, sipas raportimeve. Materiali nuk jep detaje të tjera mbi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Zgjedhjet në 6 bashki, Presidenti Begaj dekreton datën

Zgjedhjet në 6 bashki, Presidenti Begaj dekreton datën

Aktualitet
E mërkurë, 1 Tetor 2025 16:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 nëntor 2025 për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera të vendit. Për Bashkinë e Tiranës ka një debat në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme. Kjo për shkak se Erion Veliaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave.

Bashkitë pa kryetarë

Bashkia Vlorë, Ermal Dredha u dorëhoq
Bashkia Tepelenë, Tërmet Peçi u dorëhoq pasi u zgjodh deputet i PS
Bashkia Cërrik, Andis Salla u dorëhoq pasi u emërua ministër i Bujqësisë
Bashkia Mat, Agron Malaj u dorëhoq pasi u zgjodh deputet i PS
Bashkia Berat, Ervin Demo u dorëhoq pasi u zgjodh deputet
Bashkia Tiranë, Erion Veliaj u shkarkua me motivacionin e mosparaqitjes në punë

Njoftimi zyrtar i Presidencës:

Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat nga Këshilli i Ministrave në datën 30 shtator 2025.

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, kurse vakanca në Bashkinë Tiranë është krijuar për shkak të shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga Këshilli i Ministrave, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak Tiranë, i cili me votën e këshilltarëve të shumicës dhe të pakicës (50 vota pro dhe vetëm 1 kundër) kërkoi që t’i hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë.

Për shkak të interesit të lartë publik, Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron se për vakancën e krijuar në Tiranë, Presidenti shqyrtoi rregullshmërinë e procedurës së ndjekur, në këndvështrim të respektimit të pavarësisë dhe autoritetit propozues të këshillit bashkiak dhe konstatoi se deklarimi i vakancës është bërë në përfundim të një procesi konstatimi dhe verifikimi, të kryera sipas kompetencës nga Këshilli Bashkiak Tiranë dhe nga Këshilli i Ministrave.

Në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes. Nga praktika dokumentare e çështjes rezulton, se Këshilli i Ministrave ka referuar tek kuadri ligjor, i cili përcakton se shkarkimi për “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë” përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Vendimi i Këshillit të Ministrave që shkarkon kryetarin e bashkisë “për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” pezullohet, në rastin kur ndaj tij paraqitet ankim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendim tjetër që shkarkon kryetarin e bashkisë për shkakun, se ky i fundit “dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata” ose se “propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë”, përveçse ankimohet në Gjykatën Administrative (jo në Gjykatën Kushtetuese), pezullohet vetëm nëse pezullimi urdhërohet posaçërisht nga Gjykata Administrative.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sikurse rezulton nga dokumentacioni shoqërues i VKM-së, ky sqarim ligjor ka qenë në dispozicion të palës dhe të publikut që në datën 25.09.2025. Presidenti i Republikës konstaton se në periudhën nga data e miratimit të VKM-së nuk është regjistruar ankim në organin kompetent gjyqësor dhe nuk ka një vendim pezullimi nga ana e tij, ndërkohë që afati i Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve është vetëm 48 orë nga marrja e njoftimit.

Mund t'ju interesojë

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Para 40 minutash
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Para 3 orësh
Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Para 3 orësh

Me daljen e dekretit, mjetet ligjore mbeten në dispozicion të palëve me qëllim që ato të realizojnë mbrojtjen e interesave të tyre të ligjshme. Duke shpallur zgjedhjet e pjesshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, Presidenti i Republikës bën thirrje për një fushatë konkurruese, etike dhe në respektim të plotë të Kodit Zgjedhor, sikurse shpreh dëshirën që qytetarët e këtyre bashkive të përfshihen gjerësisht dhe të votojnë masivisht në këto zgjedhje.

Etiketat e lidhura

Bashkibegajzgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar
Para 27 minutash

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen
Para 40 minutash

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë
Para 1 ore

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 2 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 12 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 16 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 11 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 15 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.