Zgjedhjet në degën e Bulqizës, tensione mes demokratëve
Zgjedhjet për kryetar në degën e Partisë Demokratike në Bulqizë janë shoqëruar me tensione mes mbështetësve të dy kandidatëve në garë, Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani.
Mësohet se anëtarët e PD-së kanë hapur me forcë derën e qendrës së votimit, teksa ka pasur debate verbale dhe shtyrje për të hyrë në ambientet ku mbahej votimi.
Kryetarja e grupit të punës, Albana Vokshi, mohoi të ketë pasur konflikt, por sqaroi se situata është krijuar për shkak të fluksit të anëtarëve që kanë shkuar për të votuar. Ajo nënvizoi se procesi i votimit vijon normalisht.