Zgjedhjet në Dibër, koalicioni i majtë në Maqellarë, Ruçi: Rama do fitojë

Koalicioni i majtë organizoi një miitng, ku në të ishin figurat e rëndësishme të PS-së dhe të koalicionit të majtë. Nga Maqellara, në fushatën e kandidatit Muharem Rama, Kryetari i Grupit Parlamentar të socialistëve Gramoz Ruçi, u shpreh besimplotë për zgjedhjet.

Në mitingun e organizuar në sheshin kryesor të kësaj njësie administrative, shoqëruan Gramoz Ruçin, deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim Përparim Spahiu, deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Aqif Rakipi, ministrat Gjiknuri e Beqaj dhe deputetët Balla e Abazi. Pasi kërkoi votën për doktor Muharemin, Ruçi shprehu besimin e tij të plotë se kandidatura është më e mira për banorët e Maqellarës por edhe gjithë Dibrës.

“Ka 20 vjet që subjekti ynë e kërkon për të kandiduar dhe ai ka hezituar. Kësaj radhe, nuk hezitoi. Pse nuk hezitoi? Sepse profesioni i tij e ndihmon për një gjë, që përpara se të shërosh një pacient duhet të përcaktosh diagnozën dhe ai tani ka përcaktuar diagnozën se ku i dhemb popullit të Peshkopisë. Para se ta ulë në sallë duhet të bindet tek suksesi i operacionit. Tani, ai është i bindur se është në gjendje vërtet të operojë për hallet, problemet e shqetësimet e shumta që ka populli i Peshkopisë”, u shpreh Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kordinatori i socialistëve për Qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri insistoi se zgjedhja e dibranëve në 11 Shtator është shumë e qartë. “Më mirë ai që ju ka shërbyer dhe e keni këtu sesa ata njerëz që kanë ikur, kanë premtuar mbi 8 vjet se e keni zgjedhur dhe deputet dhe tani vijnë dhe ju kërkojnë votën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes entuziazmit të mbështetësve në miting, kandidati për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama premtoi çertifikimin e të gjitha pronave e tokave në Maqellarë, investime në infrastrukturë, rikonstruksion të shkollave dhe qendrave shëndetësore, investime në sistemin e ujësjellës/kanalizimeve.

“Kam besimin e plotë se Maqellara do të jetë kthesa më e madhe për fitoren e Bashkisë së Dibrës”, vlerësoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?