Zgjedhjet në Elbasan, “BF”: Na u kërkua të plotësonim një rezultat tjetër, pajisja elektronike e votimit pa vulë sigurie

Koalicioni ’’Bashkë Fitojmë’’ ka një tjetër denoncim sa i takon rezultateve të prodhuara nga zgjedhjet lokale për bashkinë e Elbasanit.

Kryetari i Komisioni Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) nr 47 të Bashkisë Elbasan, Anton Prekaj renditi disa nga parregullsitë e procesit, ku mes tyre është dhe se në një qendër votimi pajisja elektronike e votimit dhe e numërimit ishte pa vulë sigurie.

“Nga KQZ më është bërë presion disa herë dhe disa ditë rrjesht për t’i miratuar tabelat e tyre, deri edhe me ndjekje penale”.

SHKARKO APP