Zgjedhjet në Himarë, PD nis fushatën elektorale

Kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme, në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuaria, ka nisur sot fushatën për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Himarë më 4 gusht. Petro Gjikuria, u zgjodh kandidati i opozitës për zgjedhjet e 4 gushtit. PS ka zgjedhur si kandidat të tyre Vangjel Tavon për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës, në këto kushte rivali i Gjikurias.

Ndalesa e parë ku po zhvillon prezantimin me banorët e zonës është Himara fshat. Të shumtë personat që po marrin pjesë në takim. Krahas tyre prezent kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, sekretar i përgjithshëm i Partisë se Lirisë Tedi Blushi, kryetarja e Partisë Demokratike Himarë, Afroviti Dhimojani, si dhe sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso.

Tedi Blushi në fjalën e tij, pati një mesazh për kryeministrin Edi Rama. “Nga ky shesh i bëj thirrje Edi Rama: Hiqi kthetrat e zeza nga Himara! Mos e provoko nervin dhe karakterin e himarjotëve! Mos guxo t’i përçash se fundin do ta kesh shumë të keq”, tha Blushi.

SHKARKO APP