Zgjedhjet në PD, kutitë do të hapen në qendrat e votimit, rezultati pritet të dalë në mesnatë
Teksa ende po vijojnë votimet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, mësohet se në raport me vitin 2013 dhe 2017, pjesëmarrja është më e lartë.
Ai thotë se kanë qenë kandidatët Edit Harxhi dhe Agron Shehaj, të cilët kanë pretenduar se në procesin zgjedhor ka pasur parregullsi në këtë proces.
Bëhet me dije numërimi i votave do të bëhet aty ku është zhvilluar procesi teksa shton se në mesnatë pritet të dalë se kush i ka fituar zgjedhjet dhe kush do të jetë kreu i PD për katër vitet e ardhshme.
“Deri më tani është raportuar deri në 30% pjesëmarrja në votime. Kandidatët Harxhi dhe Agron Shehaj kanë pretenduar për parregullsi në votime më shumë. Gjithashtu ajo që kanë pretenduar nga Harxhi e Shehaj është edhe se vëzhguesit e tyre në disa raste janë përjashtuar nga vëzhgimi i votimeve. Harxhi ka theksuar se do të mbajë shënim çdo shkelje për ta ankimuar më pas.
Është një proces i qetë. Në raport me 2013 dhe në raport me 2017, flitet për një pjesëmarrje të lartë të antarësisë. Pritet që për pak të kemi të dhënat e pjesëmarrjes. Procesi do të vijojë deri në orën 19:00, dhe më pas do filloj procesi i votimit. Votat do të numërohet aty ku është votuar dhe pritet që deri në mesnatë të mësohet se kush ka fituar zgjedhjet për kryetar i PD në vitet e ardhshme.
Ajo çfarë e bën shqetësues faktin është se ka qenë Agron Shehaj, në dy orët e para të votimit në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, i cili pretendonte se ka qenë një proces i dobët, ndërsa Harxhi ka qenë disi më e përmbajtur. Ajo që e bën interesant faktin është nëse të tre kandidatët përballë Bashës, përfshirë këtu dhe Kadillin, do të mundin që të faktojnë këto shkelje të pretenduara.”, raporton Ora News.