Zgjedhjet në Rrogozhinë, Hoxha: Veliaj do të marrë këtu përgjigjen që nuk i dha Këlliçi në Tiranë

Kandidati i Bashkë Fitojmë për Rrogozhinën, Shkëlqim Hoxha u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje. ‘Të vijnë sa më shumë në votime të votojnë në mënyrë të lirë dhe demokratike dhe të bëjnë zgjedhjen e tyre më të mirë Do të ketë edhe më shumë se herën e parë.’– tha Hoxha.

Në lidhje me akuzat e Veliaj se po bën pazare për zgjedhjet, Hoxha tha se këto janë mashtrimet të kryebashkiakut të Tiranës.

‘E kam sqaruar janë mashtrime të pastra të Erion Veliajt! Erioni është mësuar me fiq dhe me demagogji, por nuk i ec në Rrogozhinë. Në Rrogozhinë do të marrë përgjigjen që nuk i dha Belind Këlliçi në Tiranë.’- tha Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se nuk i fiton këto zgjedhje, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” deklaroi se do të shtrëngojë duart me Edison Memollën e PS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?