Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 18:43 Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama? Debati i sotëm për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën rikthen një pyetje që shoqëron politikën shqiptare prej dekadash: sa hapësirë ka për të kundërshtuar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zgjedhjet në Rusi, Moska nis punën për t’i mundësuar votën rusëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni

Aktualitet E martë, 23 Janar 2024 18:28
Zgjedhjet në Rusi, Moska nis punën për t’i mundësuar votën rusëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ambasada ruse në Shqipëri ka konfirmuar se në selinë e saj në Tiranë do të hapet një qendër votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi, të cilat janë caktuar për 17 mars. Siç thuhet në përgjigjen dërguar Radios Evropa e Lirë, qytetarët rusë me të drejtë vote do të mund të votojnë ditën e zgjedhjeve. Në përgjigje, Ambasada ruse tha se do të njoftojë më vonë se në çfarë orari do të hapet qendra e votimit brenda ndërtesës.

REL-i po ashtu mori konfirmim nga Ambasada ruse në Shkup se qytetarët rusë në Maqedoninë e Veriut do të mund të votojnë në këtë ambasadë, duke mos dhënë më shumë detaje. Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, tri janë në listën ruse “të vendeve armike”, në të cilën aktualisht gjenden 49 shtete. Mes tyre janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lista e “shteteve armike” është krijuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në prill të vitit 2021, rreth dy muaj pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, të cilit Perëndimi iu përgjigj me sanksione kundër Moskës. Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, në këtë shtet ajo ka një Zyre Ndërlidhëse.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim apo mohim nga Moska se votimi për zgjedhjet presidenciale ruse do të mundësohet në ambasadat e ndonjërës prej “shteteve armike”, ku përfshihen edhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Në një bisedë telefonike me Radion Evropa e Lirë, nga Zyra ruse në Kosovë thanë se qytetarët rusë që punojnë në Kosovë do të mund të votojnë online. Nga kjo zyrë thanë po ashtu se bëhet fjalë për një numër “shumë të vogël” votuesish, por nuk u specifikuan detajet e tjera për mundësinë që ata të votojnë përmes internetit.

Mund t'ju interesojë

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 1 ore
Tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohet personi i tretë

Tritol në makinën e punonjëses së Bashkisë Elbasan, arrestohet personi i tretë

Para 1 ore
Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Sqarim i Blendi Klosit për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën…

Para 1 ore

REL-i ka mësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnje e Hercegovinës se përfaqësuesit kompetentë të Rusisë i janë drejtuar këtij shteti me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve, përkatësisht të mundësisë së votimit në Ambasadën ruse në Bosnje. Megjithatë, në kërkesën ruse, sipas po të njëjtit burim, Këshilli i Ministrave, i cili merr vendimin përfundimtar, ende nuk ka miratuar kërkesën ruse për shkak të disa “mangësive ligjore” në kërkesë. Por, burimi i REL-it nuk tregoi se për çfarë mangësish bëhet fjalë.

Ambasada ruse në Sarajevë nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it lidhur me mundësinë që qytetarët rusë të votojnë në Bosnje e Hercegovinë. Ndërkaq, sa i përket Serbisë aktualisht nuk ka informacione nëse qytetarët rusë do të mund të votojnë nga ky shtet. Kërkesës së REL-it për koment lidhur me këtë çështje nuk iu përgjigj Ambasada ruse në Beograd, por as institucionet kompetente të Serbisë.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, një numër i madh i qytetarëve rusë kanë shkuar në Serbi. Të dhënat e fundit për rusët që kanë qëndruar në Serbi janë publikuar tetë muaj më parë. Më pas, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë i tha REL-it se pothuajse 30.000 rusë janë duke banuar në Serbi, të cilët kanë qëndrim të përkohshëm.

Cila është procedura e zgjedhjeve në Rusi?

Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, lista përfundimtare e zgjedhësve do të plotësohet 45 para votimit, që i bie më 29 dhe 30 dhjetor. Mundësia e korrigjimit të listës në raste të veçanta është e mundshme, por këto përmirësime mund të bëhen o më vonë se pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Sipas procedurës së mëtejshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbaron procedurën e marrjes së nënshkrimeve në mbështetje të kandidaturave për president. Lista e kandidatëve pritet të shpallet në ditët e para të shkurtit.

Mbajtja e zgjedhjeve presidenciale ruse u shpall më 7 dhjetor të vitit 2023. Një ditë më vonë u njoftua se presidenti aktual rus, Vladimir Putin, do të garojë si kandidat i pavarur. Deri më tani, Putin ka fituar katër herë postin e presidentit: më 2000, 2004, 2021 dhe 2018. Kësaj radhe, zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë që përshkruhet me presion gjithnjë e më të theksuar ndaj disidentëve politikë dhe kundërshtarëve të luftës kundër Ukrainës, por edhe mes izolimit perëndimor të Rusisë. /REL/

Etiketat e lidhura

russia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 14 minutash

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Protestë ndryshe në Tiranë, dy të rinj ulen me stol në mes të rrugës
Para 24 minutash

Protestë ndryshe në Tiranë, dy të rinj ulen me stol në mes të rrugës

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 39 minutash

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë
Para 56 minutash

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 18 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 21 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 23 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.