Zgjedhjet në Universitetin Aleksandër Xhuvani, votojnë 216 pedagogë dhe 6593 studentë

Mëngjesin e sotëm ka nisur procesi zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese të Universitetit Aleksandër Xhuvani të Elbasanit. Zgjedhjet kanë nisur në oren 08:00 dhe do të përfundojnë në orën 16:00, janë hapur 5 qendra votimi në ambjentet e 5 fakulteteve, numri i stafit akademik që do të votojë është 216 ndërsa numri i studentëve që do të votojnë varjon në 6,593. Në këtë proces zgjedhor zgjidhen pozicionet si Rektor, Drejtues i Njësisë Kryesore ( Dekan), Shefa Departamentesh dhe Senati Akademik. Kandidate për Rektore në Universitetin Aleksandër Xhuvani është Prof. Dr. Elvira Fetahu. Kandidat për dekan në Fakulteton e Shkencave të Edukimit janë:

Prof.Asoc.Bujar Dilaver Kapllani
Prof.Asoc.dr. Elisabeta Luan osmanaj

Kandidat për Dekan në Fakultetin e Shkencave Mjeksore Teknike janë:

– Prof.Asoc.Dr. BIunilda veis Elezi

Kandidatë për Dekan në Fakultetin Ekonomil janë
– Prof.Asoc.Dr. Alketa vangjeli
– Prof.Asoc.Dr. Shp€tim cerri

Lista e kandidateve per pozicionin dekan Fakulteti i Shkencave Humane:
– Prof.as.dr. Ardian skender Lalni
– Prof.as.dr. Teuta shaqir Toska

Kandidatët për dekan Fakulteti i Shkencave te Natyres:
– Prof.Asoc.Dr. Bederiana Shyti
– Prof.Asoc.Dr. Blerina Pupuleku

SHKARKO APP