Zgjedhjet në UT/ Vokshi: Rama po shfrytëzon pandeminë për të uzurpuar Arsimin e Lartë
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi përmes një deklarate për shtyp, tha se zgjedhjet në Universitete që do të zhvillohen ditën e nesërme, janë në kundërshtim me ligjin. Sipas Vokshit, kryeministri Edi Rama po shfrytëzon pandeminë për të uzurpuar Arsimin e Lartë. Ajo theksoi se këto zgjedhje janë pa garë dhe se pedagogëve u është hequr mundësia që të bëjnë fushatë.
Deklarata e plotë:
Edi Rama është armiku më i madh i zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi nëse ato janë zgjedhje politike apo jo, Edi Rama di vetëm t’i përdhosë ato dhe shkatërrojë për të nxjerrë rezultatin e paracaktuar, herë duke aktivizuar krimin e organizuar, herë duke u sjellë vetë si bandë. Zgjedhjet në universitete, që do të mbahen nesër, janë në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të plotë të të drejtave të studentëve për të zgjedhur. Ato nuk kanë asnjë ndryshim nga proceset e tjera, të organizuara nga kjo qeveri, ku vota nuk ka asnjë rëndësi.
· Këto zgjedhje janë pa garë dhe pa votues.
· Disa komisione zgjedhore ja pa legjitimitet dhe me mandat të mbaruar.
· Pedagogëve u është hequr mundësia të bëjnë fushatë, për shkak të pandemisë.
Këto padrejtësi dhe paligjshmëri burojnë nga urdhri i Ministres së Arsimit për të zhvilluar më 30 korrik zgjedhje farsë në universitete.
Në mënyrën me kriminale, qeveria shfrytëzoi pandeminë për të uzurpuar plotësisht arsimin e lartë, përmes zgjedhjeve të paligjshme dhe në shkelje të Kushtetutës.
Në një kohë kur situata me virusin ka dalë jashtë kontrollit dhe po rritet numri i jetëve të humbura dhe numri i të infektuarve, veçanërisht tek moshat e reja, në një kohë, kur rreziku është i pranishëm kudo, halli i Edi Ramës është të emërojë militantët e tij në universitete.
Bazuar në të dhënat për çdo universitet:
· Nuk ka garë për rektore në 5 Universitete, pra në 45% të tyre, rektori është i paracaktuar.
· Nuk ka garë për dekanate në 21 raste ose 49%, madje ka edhe dekanate pa asnjë kandidim.
· Nuk ka garë në rreth 120 departamente apo në 75% të tyre në të gjithë Shqipërinë. Ka dhjetëra departamente pa asnjë kandidat, pra nuk ka as zgjedhje.
Si çdo zgjedhje që organizon Edi Rama, edhe këto nuk janë, as të lira as të ndershme, as të drejta e as të ligjshme. Pedagogër dhe stundetët kanë kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve në një moment normal, kur shëndeti i tyre të mos rrezikohet dhe kur insitucionet zgjedhore të jenë legjitime. Partia Demokratike e ka mbështetur këtë kërkesë të drejtë të stundentëve dhe pedagogëve. Nëse Qeveria vijon me planin KRIMINAL të organizimit të zgjedhjeve antikushtetuese, Partia Demokratike në qeveri do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e universiteteve.
Zgjedhjet në Univeristetin e Tiranës pritet të zhvillohen ditën e nesërme. Në garë për postin e rektorit të UT janë Mimoza Hafizi, Kozeta Sevdari dhe Artan Hoxha. Ndërkohë Universiteti i Tiranës është në krizë institucionale. Rektori Mynyr Koni nuk njeh anëtarët e KIZ, për të cilët thotë se i ka mbaruar mandati. Koni ka akuzuar dekanët e Ekonomikut dhe Juridikut, Dhori Kule dhe Artan Hoxha, për të cilët thotë se po pengojnë krijimin e institucioneve që do të administrojnë zgjedhjet. Rektori i UT ka theksuar se nuk mund të ketë zgjedhje derisa Senati Akademik të miratojë KIZ. Për këtë çështje ai i ka kërkruar Prokurorisë që të nisë hetimet.