Zgjedhjet nesër në Himarë, nënkryetarja e KQZ: 93 votues të transferuar pas dekretimit të zgjedhjeve, të hetohet

311 votues të rinj të cilët janë transferuar me banim nga bashkitë e tjera si votues në Himarë, në zgjedhjet që do të mbahen nesër. Sipas nënkryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku shifra është dyshuese, çka është konfirmuar sipas saj dhe nga Drejtoria e Gjendjes Civile. Pelinku thotë se do të kërkojë hetim të mëtejshëm për këtë.

“Siç duket në pamje të parë është evidente, 1/3 e 311, pra 93 zgjedhës të spostuar vetëm në 4 ditët e fundit është një indicie shumë e fortë për të kuptuar që kjo është bërë në funksion të procesit zgjedhor. Por, ligjërisht kjo është diçka që kërkon hetim të mëtejshëm dhe KQZ, unë në cilësinë e nënkomisionerit do të kërkoj informacion të mëtejshëm. Përgjigja që kemi marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme konfirmon këto dyshime. Them konfirmon sepse nëse kemi 311 të spostuar nga lista e fundit e prillit 2023 – korrik 2024, 93 janë spostuar vetëm në harkun kohor të pesë ditëve, nga data 5 korrik, pra nga data e daljes së dekretit, në datën 10 korrik, datë e cila ka qenë e fundit e mundshme ligjërisht për t’u miratuar kërkesa për transferim”, tha Pelinku nw njw intervistw pwr A2 CNN.

I vetmi shqetësim që lidhet me këto zgjedhje për numrin 2 të KQZ janë operatorët e identifikimit elektronik. “Lidhur me procesin aktual duhet thënë që e kishim pritshmërinë që do të hasnim në një vështirësi të shtuar kjo si pasojë edhe e sezonit në të cilën ndodh, një periudhë në raport me procesin zgjedhor e papërshtatshmja dhe duhet thënë që falë një angazhimi, si të thuash, duke qenë se ishte në fokus vetëm bashkia Himarë, ka pasur një angazhim të shtuar për sa i takon gjetjes së operatorëve dhe deri në momentin që flasim mund të themi që çdo qendër votimi është e mbuluar me operatorë. Mund të ngelet gjithnjë rreziku që në moment të fundit, në orën 06:00 apo 06:30, orar në të cilën operatori duhet të paraqitet, të kemi tërheqje, e cila na pamundëson zëvendësimin duke pasur parasysh që Komisioni i Qendrës së Votimit në orën 07.00 duhet të çelë procesin”, tha ajo.

SHKARKO APP