Zgjedhjet parlamentare/ Vota e diasporës, regjistrimet fillojnë më 11 janar

Më 11 maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Nga 11 janari, shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit, do të kenë mundësi të regjistrohen për të votuar.

“Duke uruar gjithë shqiptarët për një Vit të Ri 2025 me shëndet e mbarësi për ta, njoftoj se në datën 11 janar 2025, fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025”, u shpreh kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi. Nga ana tjetër ka sqaruar edhe procedurën e regjistrimit.

“Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni”, thotë Ilirjan Celibashi.

Në zgjedhjet e 11 majit do te jetë hera e parë që qytetarët shqiptarë me banim jashtë territorit të vendit do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre.

SHKARKO APP