Zgjedhjet për kryetarin e PD, Berisha: Mund të garojë kushdo, procesi është i hapur
Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama nuk mund të ndikojë në zgjedhjen e kryetarit të kësaj force politike, ndërsa PD-ja po përgatitet për procesin e brendshëm zgjedhor. Gjatë një komunikimi me ndjekësit, Berisha theksoi se partia ndodhet në një fazë riorganizimi dhe ripërtëritjeje, duke e cilësuar këtë si një nga proceset më demokratike që ka kaluar PD.
”PD është në një proces riorganizimi, ripërtëritje, më demokratikun që ka njohur. PD ka garë në të cilën janë të ftuar të marrin pjesë që të gjithë, por ka një kusht: kurrë Edi Rama nuk do të mund të përcaktojë kryetarin e kësaj partie”,-tha kreu i PD.
Berisha shtoi se çdo anëtar i Partisë Demokratike është i mirëpritur të bëhet pjesë e garës, ndërsa theksoi rëndësinë e votës së demokratëve në këtë proces. ”Çdo demokrat është i mirëpritur në garë dhe të zërë pozicionin. Po bëhet shumë punë për hapësira për të rinjtë, por kryetarin e kësaj partie do e caktojnë vetëm demokratët me votën e tyre dhe asnjëherë askush tjetër”.
KOHA JONË SONDAZH
Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 2987

