“Zgjedhjet të mbahen në vjeshtë. Fushata elektorale shkatërron turizmin”
Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i është drejtuar me një letër krerëve më të lartë të Shtetit Shqiptar, të cilëve i kërkon që zgjedhjet parlamentare të mos mbahen afër sezonit turistik.
Në letër thuhet se nisur nga eksperienca ndër vite mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, apo edhe atyre lokale, në periudhën e kulmit të sezonit turistik, jep një ndikim të madh negativ në sektorin e turizmit në veçanti dhe në ekonominë e vendit në terësi.
Paralelisht me këtë problem, angazhimi i qytetarëve në fushatën zgjedhore, por jo vetëm, edhe gjatë periudhës post-zgjedhore krijon një ngërç në këtë aktivitet.
Duke vlerësuar se ka hapësirë ligjore, Shoqata e Turoperatorëve propozon që zgjedhjet të mbahen në muajin tetor 2017, si periudha që do të jepte më pak ndikim negativ në turizëm, e për rrjedhojë në ekonomi.
KOHA JONË SONDAZH

