“Zgjedhorja”, ish-nënkryetari i KQZ-së sqaron me detaje ku qëndron “kleçka”: Ja kush e zgjidh situatën në Shqipëri

Ish-anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Hysen Osmanaj ishte i ftuar në studion e lajmëve të Fax News ka sqaruar me detaje të imtësishme se si janë bërë ndryshimet e sitemit zgjedhor në Shqipëri, cili model është aktualisht në fuqi dhe se si funksionon, por edhe deklaratat apo sugjerimet e ndryshme që janë bërë përfshirë modelin danez apo listat e hapura.

Të gjithë analizën e komenteve që janë bërë për sistemin zgjedhor në vend, Osmani ia faturon vullnetit politik, duke preferuar të mos citojë se cili është sistemi më i mirë dhe se cili është më i keqi, ndërsa argumenton se çdo i tillë ka të mirat dhe defektet e veta që pa vullnet politik për të mos cënuar zgjedhjet nuk do të ndryshonte asgjë.

“Sot ne kemi aktualisht sistemin Proporcional Rajonal dhe aktualisht në Kodin Zgjedhor ka shumë kërkesa që të ndryshojë, tani kërkohet të ndërrohet sistemi rajonal proporcional por me lista të mbyllura, të jetë rajonal kombëtar me lista të hapura. Kemi edhe sistemin mazhoritar dhe sistem proporcional, dhe kemi një sistem miks mazhoritar i korrektuar me proporcional. Ky sistem zgjedhor është proporcional rajonal me lista të mbyllura që votohet për partitë jo personin.

Këtu varet nga qëllimi politik i konkurenteve në garë dhe kryesisht i kryetarëve të partive çfarë qëllimi i kanë vënë vetes. Do te jëtë një nivel i lartë dhe profesional përfaqësimi, apo njerëz që vijnë nga bota e biznesit. Deri në 2008 kemi pasur një sistem mazhoritar të korrektuar me proporcional kombëtar, do të thotë që ne kemi 140 duputetë, kanë qenë 100 zona zgjedhore me sistem mazhoritar ku është konkuruar me sistem mazhoritar, që do të thotë se votuesi ka votuar edhe për partinë edhe për kandidatin.

Por ka pasur që mund të ketë votuar për kandidatin e një partie dhe si parti një subjekt tjetër. Ky për mua ka qenë një sistem shumë i mirë që partitë zgjidhnin emra të mirë. Ka qenë dhe një listë tjetër me 40 deputetë, dhe llogaritja e mandateve bëhej proporcionalisht në varësi të përqindjes së partive. Ndoshta që dy forcat politike të marrin mandate më shumë se sa kishin marrë vota, ndërsa nuk ju takonte të merrnin fare mandate nga 40-shja, ndërsa merrnin mandate ato subjekte që kishin marrë vota por jo mandate.

Ndodhte që merreshin vota edhe si mazhoritar edhe si proporcional ku ndodh si në Dushk ku në një zonë zgjedhore dolën 9 deputetë, ku nisi abuzimi për të fituar sa më shumë deputetë. U detyrua politika me një vullnet të përbashkët duke miratuar sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura ku votohet vetëm për partitë jo për kandidatët dhe reënditja e kandidatëve nëk ndryshon në listë. Ndërsa me lista të hapura ke mundësi të zgjedhësh dy subjekte edhe forcën politike edhe kandidatët e forcave politike”, tha Osmani në Fax News.

Por cili është qëndrimi i ekspertit të zgjedhje në lidhje me të përfolurin sistem danez?
Osmani: “Modeli danez është rajonal proporcional, i korrektuar me një listë kombëtare. Në momentin e llogaritjes së mandateve, nuk llogaritet vetëm lista e votave për kandidatin, por me dy lista, një tjetër kombëtare, një është e hapur ku votohet edhe për partinë edhe për kandidatin. Nëse një kandidat ka marrë shumë vota, është i dhjeti në listë dhe i pari ka marrë më pak vota, i fundit del i pari, dhe i dyti rregull votohet për partinë. Çdo sistem ka të mirat dhe të metat e veta. Edhe sistemi danez, proporcional rajonal me lista të hapura dhe i korrektuar me proporcional kombëtar me listë të mbyllur, insiston edhe në një luftë të brendshme për kandidat, njerëz të fuqishëm me të ardhura të mëdha përfshirë edhe nga krimi. Votohet edhe për partinë edhe për kandidatin, por nuk është tamam i pastër. Lufta nuk bëhet tek dy kandidaturat e para, por tek e 4 dhe e 5”.

Për ta zgjidhur çështjen e zgjedhjeve me referendum?
OSmani: “Është kërkuar një referendum për sistemin, nuk e di me çfarë argumentash apo bazë ligjore e kanë kundërshtuar këtë referendum, por di të them se ligji për referendum në Shqipëri ka mundësi të mëdha, dhe nuk ka ndryshu që në 2005. Lë hapësira që KQZ të miratojë ose jo një kërkesë. Duhet ndryshuar patjetër ky ligj”.

Si po funksionon parlamenti dhe përfaqësimi i popullit në tërësi në çfarë nivelesh është?
Osmani: “Mendoj se jemi shumë të politizuar. Vijmë nga një sistem totalisht monist, ose stalinist në Europë. Vuajmë shumë nga ‘Uni’ dhe nga ‘Njëshi’. Kemi hezitime të tilla, sepse mënyra e qeverisjes, mund të them se jemi monopartiak, pa vbazë dhe mbështetje të gjërë. Vazhdojmë prej 3 vitesh kështu, nuk kemi vullnet për të kundërtën. Parlamenti nuk është pluralist. Si duket qëllimi i subjekteve është qeveri e fortë, me dorë të fortë. Që parlamenti kalon ligje. Jam me qeveri me bazë të gjerë, me parlament më pluralist dhe me bazë të gjerë. Kjo varet nga vullneti politik i qeverisë, i parlamentit. Sistemi është vullnet politik.

Lista e partive politike varet nga demokracia e brendshme e partive që nëse funksionon, do të jenë të mira. Cilësia e përfaqësimit në parlament ka ardhur duke rënë dhe janë në çdo vendim vullnet i kryetarit të partisë sepse janë produkt i vullnetit të tij. Nuk mund të them se është pasojë e listave të mbyllura vetëm, mendoj se janë disa çështje, si qëndrimi i mazhorancës ndaj pakicës dhe lëshimi që i bëri opozita vendeve në parlament”.

Cili është sistemi që mund t’i shkonte Shqipërisë”
OSmani: “Nëse do kishte vullnet politik për zgjedhje të lira dhe demokratike, dhe forcat politike nuk kanë qëllim vetëm fitoren duke shfrytëzuar çdo boshllëk ligjor për të mos ezbatuar por shfrytëzuar, duke përdorur KQZ, shit-blerjen e votës, e kemi shuëm të vështirë të kryejmë zgjedhje të lira. Vullneti politik nuk është që të plotësohen standarte për zgjedhje të lira, por që forcat politike të kenë vullnet”.

SHKARKO APP