Zgjerim i BE, Juncker: Nuk dua rikthim të luftës në Ballkan
“Unë i njoh përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe nuk dua rikthim të luftës në Ballkanin Perëndimor”.
Kanë qenë këto fjalët e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në seancën plenare të BE-së, ku po zhvillohet debat me presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai e quan të rëndësishme integrimin e Ballkanit perëndimor në BE, teksa disa eurodeputetë kanë përshëndetur këtë deklaratë të tij, e cila është shpërndarë menjëherë në Twitter nga shumë persona.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nxitur ditën nëpërmjet një fjalimi të mbajtur në një seancë plenare në BE, vendet europiane që ti rezistojnë autoritarizmit dhe të risjellin sërish në vëmendje përkushtimin e tyre ndaj demokracisë.
”Unë nuk dua ti përkas një gjenerate e cila ka harruar të shkuarën e saj, por dua ti përkas një gjenerate e cila ka zgjedhur të mbrojë demokracinë e saj”, ka deklaruar kreu i Elysee, duke paralajmëruar se tashmë Europa duket se ndodhet në një luftë civile, ku nacionalizmi dhe egoizmi duket se është duke mbizotëruar ndaj parimeve dhe vlerave që ccuan në krijimin e Bashkimit Europian.
KOHA JONË SONDAZH

