Zgjidhen 6 anëtarët e KLGJ-së, Ambasada Amerikane: Hap vendimtar

Pas zgjedhjes së gjashtë emrave të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, një reagim ka ardhur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në reagimin e saj, Ambasada shprehet se krijimi i Këshillave shënon një hap vendimtar në zbatimin e reformës në drejtësi të Shqipërisë, e cila zëvendëson një sistem të prishur me një sistem me integritet.

”Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy shtyllat e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor. Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të mundësojë tani krijimin e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm”.

Në reagimin e Ambasadës shkruhet se aktorët kombëtarë duhet tani të konsolidojnë përparimin e reformës në drejtësi, përfshirë edhe nëpërmjet rekrutimit dhe emërimit të magjistratëve të rinj, gjë që është vendimtare për funksionimin e gjyqësorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një gjyqësor i fortë dhe i pavarur është kritik për të sjellë për popullin shqiptar rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,”-shkruhet më tej në reagimin e Ambasadës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?