Zhduken 2 vajza në Dibër, 61-vjeçari denoncon: Më kanë ikur nga shtëpia vajza e mbesa
Humbja e dy vajzave është denoncuar në Dibër ditën e sotme.
Një 61-vjeçar, me inicialet D.P., banues në fshatin Lishan i Poshtëm, ka kallëzuar në polici se i janë larguar nga banesa vajza e mbesa.
Dy vajzat janë të moshës 19 dhe 15 vjeç. Dyshohet se vajzzat janë larguar drejt Maqedonisë.
“Më datë 03.09.2018, shtetasi D.P., vjeç, 61, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, kallëzon se i janë larguar nga banesa vajza dhe mbesa, shtetaset A.P., dhe Xh.Sh., vjeç 15 e 19. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,” njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

