Zhduket 14-vjeçarja në Tiranë, e ëma jep alarmin
Një nënë 34-vjeçe nga Tirana ka denoncuar në Polici se ka humbur vajzën e saj 14-vjeçare.
E ëma ka kallëzuar në komisariatin e policisë se, 14-vjeçarja B.Ç është larguar nga banesa dhe nuk ka dhënë asnjë informacion se ku po shkonte.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e minorenes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29. 11. 2018, A. Ç., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza e saj e B. Ç., vjeçe 14, banuese në Tiranë.
Punohet për gjetjen e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për hetime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

