Zhduket 15-vjeçarja, nëna kallëzon në polici

Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë prej dy ditësh dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me prindërit e saj.

Policia ka bërë të ditur rastin, ku informon se kallëzimi është bërë nga nëna e saj, shtetasja me iniciale A.Ll, 35-vjeçe.

“Shtetasja A. Ll., 35-vjeçe, ka kallëzuar se me datë 19.03.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?