Zhduket 76-vjeçari në Tiranë, familjarët në ankth prej 24 orësh
Aktualitet E Shtunë, 22 Maj 2021 20:00
Një 76-vjeçar në Tiranë, i quajtur Banush Spiro rezulton i zhdukur prej 24 orësh. Lajmi është bërë me dije nga vetë familjarët e të moshuarit.
Ata shprehen se 76-vjeçari është parë për herë të fundit ditën e djeshme në zonën e Freskut, në rrugën që të çon për në Dajt, rreth orës 18:00.
BW ka publikuar edhe foton e të moshuarit, ndërsa familjarët i bëjnë apel qytetarëve që kushdo që ka dijeni ose e ka parë, të japë informacion në lidhje me të.