Zhduket avioni indonezian me 54 persona në bord
Një avion indonezian me 54 udhëtarë në bord është zhdukur në rajonin e Papuas.
Kontakti me Trigana Air ka humbur pas orës 15:00, me orën lokale, pak pasi ishte ngritur nga aeroporti “Sentani” në kryeqytetin e këtij rajoni, Jayapura.
Avioni kishte për destinacionin qytetin jugor, Oksibil. Në bordin e avionit janë 44 udhëtarë të rritur, 5 fëmijë dhe foshnje, si dhe 5 pjesëtarë të ekuipazhit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit, Ja Barata ka konfirmuar zhdukjen e avionit.
“Nuk jemi të sigurt se çfarë ka ndodhur me avionin, por jemi duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet lokale. Moti është shumë i keq, është errësirë dhe ka re, prandaj nuk ekzistojnë kushtet për të filluar një kërkim”, u shpreh ai./TCh
KOHA JONË SONDAZH

