Zhduket avioni me 70 persona, fluturoi edhe mbi Shqipëri
Një avion i kompanisë ajrore “Egyptair”, me fluturim nga Parisi në Kajro është zhdukur nga radarët, ndërkohë që ishte në hapësirën ajrore të Egjiptit.
Në bordin e aeroplanit ndodheshin rreth 70 persona, 58 pasagjerë, dy fëmijë dhe 10 persona të stafit dhe personelit të sigurisë.
Avioni me numër fluturimi MS804 ishte nisur nga aeroporti francez ”Charles de Gaule” dje në orën 23:09 dhe u zhduk nga radarët në orën 02:45, sapo ishte futur në hapësirën ajrore të Egjiptit, rreth 11 300 metra lartësi.
Mjeti fluturues ka ndjekur itinerarin Francë-Itali-Kroaci-Shqipëri-Greqi dhe më pas ne Egjipt. Dyshimet e para lidhen se ai mund të ketë rënë në det pas një shpërthimi.
KOHA JONË SONDAZH

