Zhduket Covid-19, në 24 orët e fundit vetëm 5 raste të reja

Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19, dhe Ministria e Shëndetësisë, thotë se janë kryer 171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. ”2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Pogradec”. Janë 432 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 5 pacientë. Janë shëruar 40 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,123 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (3 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 40
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 171
Testime totale 1,982,902
Raste pozitive 331,144
Raste të shëruara 327,123
Raste Aktive 432
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 253
Elbasan 41
Fier 25
Vlorë 20
Lezhë 18
Durrës 17
Gjirokastër 17
Shkodër 14
Dibër 13
Korçë 6
Berat 6
Kukës 2

SHKARKO APP