”Zhduket” Covid-19 në Shqipëri? 28 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, nuk ka humbje jete nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë identifikuar 28 qytetarë të infektuar.

Rastet pozitive me virusin kanë dalë nga 282 testime që janë kryer, nga ku rezultuan edhe 228 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 323,277 raste shërimi nga Covid-19.

Aktualisht janë 2215 qytetarë aktivë me Covid-19 në vend, 18 prej të cilëve janë të shtruar në spital. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin kundër Covid-19.

Statistika (5 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 228
Të shtruar në spitale 18
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 282
Testime totale 1,966,080
Raste pozitive 329,075
Raste të shëruara 323,277
Raste Aktive 2,215
Humbje jete 3,583

SHKARKO APP